Vritet në Kabul ish i dashuri i Britney Spears

Showbiz

britniNjë pilot hero dhe ish i dashuri i Britney Spears, që e kishte ndihmuar atë ta linte alkoolin, është vrarë nga talebanët në Afganistan.

John Sundahl, 44-vjeç, është qëlluar derisa po e drejtonte një helikopter nga kryeqyteti Kabul ku ka qenë duke punuar për disa muaj me radhë si kontraktor privat për transportimin e zyrtarëve përgjatë vendit të shkatërruar nga lufta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vëllai i tij i thyer thotë: “Na është thyer zemra – John shkoi atje në tentim të rregullimit të vendit. Dëshironte tu ndihmonte njerëzve, sa që shpesh thoshte se vendi është në kaos”.

Britney, 33-vjeçe, kishte qenë në lidhje me Johnin më 2007 pasi u takuan në një takim të grupit të personave me probleme me alkoolin në Los Angeles ndërsa ajo tërë falënderimet pse e kishte lënë alkoolin ia dedikonte atij.

Në një kohë, çifti është thënë se edhe ishin fejuar, megjithëse përfaqësuesi i këngëtares asokohe e kishte mohuar këtë lajm.

Ata kanë mbetur miq të mirë edhe pas shkëputjes së lidhjes romantike por që verën që lamë pas ishte thënë se e kishin rinisur romancën e tyre.

Dje një burim i afërt me Britneyn ka pranuar se këngëtarja është tmerruar me lajmin. “Britney gjithmonë ka thënë se John është njeri shumë i dashur”, citohet të ketë thënë një burim i afërt me këngëtaren.

ME TE LEXUARAT