A është dhimbja e divorcit e papërballueshme?

Kliko per me shume info

divorDhimbja e divorcit është shpesh herë e papërballueshme. Eksperienca mund të jetë kaq e tmerrshme sa ti mendon që do të ishte më e lehtë sikur të kishit qëndruar të martuar ose edhe të ishit duke u përballur me ndonjë ngjarje tjetër jetësore të hidhur si psh. vdekja. Thellësia e dhimbjes të bën shpesh herë çudi, veçanërisht kur e di që nuk do të qëndrosh më i martuar. Ajo çka harrojnë shumë njerëz është se divorci është thjesht një fjalë justifikuese për të maskuar atashimin e thyer mes dy personave. Divorci është më shumë se sa ndarja e pasurive dhe pronave. Është ndërprerja e e një lidhjeje shumë të fortë e ndërtuar me ndjenja të thella të varësisë dhe nevojës. Besojeni ose jo, ju keni zhvilluar një atashim me partnerin tuaj gjatë kohës që keni ndjenjur bashkë që ju ka lidhur në një nivel emocional dhe fiziologjik.

Kur dy njerëz martohen ata betohen për të qënë bashkë dhe për ta dashur njëri-tjetrin, por ata gjithashtu premtojnë të atashohen. Ky atashim është i pathënë me fjalë dhe i panjohur për të dy, por është lidhja më e fortë që mund të ketë dikush për partnerin në një marëdhënie romantike. Sipas autores Helen Fischer në librin e saj Why We Love (Pse dashurojmë), “kimikatet tona të përkëdheljes”, të quajtura oksitocin dhe vasopresin, kontribuojnë në ndjenjën e afërsisë dhe atashimit që çiftet ndjejnë për njëri-tjerin në një marëdhënie. Këto hormone lidhjeje promovojnë një ndjesi fuzioni ose shkrirjeje mes partnerëve që thellon atashimin dhe ndjenjën e unitetit. Ky fenomen biologjik shpjegon thellësinë e ndjenjës shkatërruese dhe simptomat fiziologjike që aktivizohen kur atashimi prishet. Përgjigjia është zakonisht primitive, që çon në mendime, ndjenja dhe sjellje që ndoshta nuk dalin asnjëherë në sipërfaqe në kontekste të tjera.

Kliko per me shume info

Fundi i një martese është një nga eksperiencat më të dhimbshme humane. Të menduarit e divorcit brenda kontekstit të atashimit sjell një ndjesi të madhe empatie për atë çka mund të ndjesh. Shpjegon nivelin e zemërimit, justifikimit, zisë dhe dëshpërimit që shumë shpesh shoqëron këtë tranzicion. Ne gjithashtu shpesh mendojmë për divorcin si një fjalë të zakonshme, por në fakt është një traumë që ka pasoja fiziologjike dhe psikologjike. Ju mund të krijoni vuajtje më të mëdha për veten duke i rezistuar asaj që po ndjeni ose duke thënë se po reagoni më shumë se sa duhet.

Duhet të dini se fundi i martesës tuaj tregon më shumë për ju se sa mund të mendonit. Nëqoftëse do të ishit një fëmijë i vogël dhe personi tek i cili vareni më shumë do të ishte papritur i padisponueshëm për ju, nuk ka dyshime që ju do të kishit një reagim të fortë. Fundi i martesës tuaj nuk ka ndryshim. Jepi vetes kohë dhe hapësirë për tu shëruar dhe rregulluar. Nuk jeni i dëmtuar, thjesht përkohësisht i shkatërruar, dhe shërimi do të vijë me kohën. Divorci nuk është thjesht një çështje zemre por një eksperiencë që prek personin në çdo aspekt.

Kosovarja-KS

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here