A mund funksionoje një lidhje me diferencë moshe?

Soft

lidhFillimi i lidhjes me një person më të moshuar, mund të jetë pak shqetësues në fillim, por nëse i përcillni këto këshilla, do të kuptoni si mund ta mbani këtë lidhje të balancuar. Nëse dy partnerët në një marrëdhënie janë të ndershëm me qëllimet e tyre, nuk ka asnjë arsye pse diferenca e moshës duhet të krijojë problem në një marrëdhënie.

Durimi

Një nga arsyet kryesore që i bëjnë femrat të dalin me meshkuj më të vjetër, është fakti se ata janë më stabil dhe më të vendosur. Derisa ju çuditeni me shtëpinë e tij të këndshme dhe me karrierën e tij, shumë shpejt do të mësoni se për të paguar faturat ai duhet të punojë shumë. Nganjëherë kjo do të thotë se do të ketë më pak kohë dhe vëmendje për ju. Ju duhet të kuptoni dhe të keni shumë durim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Diferenca në moshë

Mos ia kujtoni vazhdimisht diferencën në moshë që keni mes vete. Nëse ju të dy jeni pajtuar që të filloni lidhjen, atëherë keni tejkaluar çdo dallim në moshë që mund të keni, duke e lënë atë prapa jush. Nëse vazhdimisht ia kujtoni atij se sa vite keni dallim, thjesht do ta bëni të ndihet keq dhe do të dukeni e pasigurt.

Kënaquni me bisedën!

Shumë femra të reja tërhiqen nga meshkujt më të vjetër, për shkak të bisedës së mrekullueshme që mund ta kenë me ta. Ky do të ishte një rast për të shprehur të gjitha aftësitë tuaja, të cilat me miqtë tuaj moshatarë zakonisht nuk mund t’i shprehni edhe aq. Mund ta shfaqni personin e rritur brenda jush pa pasur frikë.

Shfaqni aftësitë tuaja në kuzhinë!

Nuk mund të themi se çdo femër duhet gjithsesi të dijë të gatuajë dhe të pastrojë për të bërë për vete një person, por natyrisht që nëse di t’i bëjë këto, do të duket shumë më e përshtatshme si partnere. Meshkujve jo vetëm që u duket atraktive kjo karakteristikë, por ata kërkojnë diçka të tillë te një femër, e cila në të ardhmen do të rrisë familjen e tyre.

Kosovarja-KS

ME TE LEXUARAT