E dashura e Shkëlzen Berishës sqaron "blerjen e blen makinës së re"

Showbiz

armina-makinereEnde pa nisur mirë nga puna me biznesin e saj të ri në Tiranë, bukuroshja Armina Mevlani ka tërhequr vëmendjen me jetën luksoze.

Ajo është fotografuar me një makinë të re vetëm pak ditë pasi i ka hyrë biznesit në kryeqytet.

Armina ka hequr dorë nga makina e vogël Fiar 500 që ka pasur më parë dhe është parë duke përdorur një makinë fringo të re me kabinë të madhe.

Prej mëse tri vitesh Armina Mevlani është në lidhje me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas publikimit te fotos ne rrjetet soeciale dhe ne internet, Armina Mevlani ka shperndare nje reagim per median ne lidhje me ngjarjen, ku thote se:

“Të dashur miq më vjen keq që gjerat, mediet, shpesh herë i paraqesin ashtu siç nuk janë. Kjo është një foto e imja e shkrepur në ditët kur pata probleme me makinën time “Fiat 500” në 2014-n dhe kam qenë në pritje të zëvendësimit me një makinë po “Fiat” të re.

Kjo makinë që po përdoret nga unë përkohësisht është e përdorur dhe i përket një të afërmit tim, është një “Renault” dhe as një “Benz” apo “Porche” siç shumë persona mendojnë ose komentojnë. Nuk kam arsye përse të jap shpjegime, por ndihem keq kur mediet janë jo korrekte në lajmet që japin...”, shkruan Armina.

ME TE LEXUARAT