Kokaina, Prokuroria: Nipi i Enver Hoxhës jeton vërtetë në shtëpi me qera

Aktualitet

ermal-hoxha15Ne nje sinkron me deklaratat e avokatit, jane informacionet e dala nga Prokuroria për Krime të Rënda, lidhur me pasurine e shtetasit Ermal Hoxha, nipi i Enver Hoxhes, i arrestuar pak dite me pare per trafik kokaine.

Bazuar në ligjin Antimafia, kërkon sekuestrimin e llogarive bankare, pronave dhe pasurive të shtatë të arrestuar dhe familjarëve të tyre, gjatë operacionit për bllokimin e laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Në vazhdën e këtij hetimi pasuror, me ndihmën e Drejtoris së Pastrimit të Parave, grupi hetimor ka administruar zbardhjen në mënyrë analitike të llogarive bankare të te tyre dhe familjarëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo që bie në sy, është fakti se të 7 shqiptarët nuk kanë depozita te konsiderueshme në llogarit e tyre bankare.

Kjo hedh dyshime se investimi është kryer më të hollat e të tjerëve. Edhe veprimet dhe lëvizjet bankare dyshohet se janë bërë me emra personash të tjerë.

Ermal Hoxha, nipi i ish-dikatatorit Enver Hoxha rezulton me një shtepi me qera në unazën e Madhe me sipërfaqe 100 m2 dhe ka kërkuar kredi për rikonstruktimin e saj.

Është pak e çuditshme, se si mund të rikonstruktohet një apartament i marrë me qera.

Është kjo ajo që lind dyshimet se apartamenti mund të jetë regjistruar në emër të ndonjë personi tjetër. Për hetuesit kjo mbetet për tu verifikuar.

Gjithashtu, rezulton se bashkëshortja e Hoxhës, këngëtarja Rezarta Shkurtaj ka lëvizje nga llogaritë e saj bankare, shuma të vogla të cilat lidhen më biznesin e saj me emrin “Hera Company” e që rezulton të jetë bashkortake me një person nga Fieri me inicialet D.P..

Edhe të pandehurit e tjerë, Ilir Hyseni, Saimir Batku apo Gentian Gjonaj, nuk rezultojnë të kenë pasur lëvizje të shumave të mëdha në lloagri bankare

Sipas verifikimeve të kryera, rezulton se Gentian Gjonaj ka lëvizur shuma parash kur kishte aktivitet biznesi, së bashku me dhëndrrin e Enver Hoxhës, shtetasin Klement Kolaneci. Kompania e tyre ka dështuar dhe është bllokuar nga zyra përmbarimore.

Në ditët në vazhdim, hetuesit thonë se do të zbardhin edhe aktivitetet e tjera që mund të ketë Gjonaj apo të afërmit e tij.

Ndërkaq, vëllezërit Kelmend dhe Arjan Dalipi njehrazi pronar të magazinës rezultojnë se kanë pas lëvizje parash në banka, por në emër të kompanive me të cilat operojnë në qytetin e Elbasanit.

Edhe këto shuma nuk justifikojnë investimin e kryer në magazinë, apo blerjen e kokainës dhe pajisjet laboratorike të prodhimit te kokanines.

Personi i cili ka marrë me qera magazinën është Alkensandër Nasufi kundrejt shumës prej 300 mijë lekësh. Ende nuk është zbardhur se kush është personi Nasufi që ka firmosur marrjen e ambienteve me qera.

Sipas prokurorisë, në ditët në vazghdim pritet që Zyrat e Hipotekës të zbardhin të gjithë pronat e mundshme të personave të arretsuar dhe të afërmve të tyre, të cilat pritet të sekuestrohen deri në një vendim tjetër.

ME TE LEXUARAT