Soft

Mamaja e paparë, i lë 1 milion dollarë pasuri qenit, jo fëmijëve

mamaja-qeniNjë grua ka vendosur që pasurinë e saj prej më shumë se 1 milionë dollarësh ta gezoje qeni i saj dhe jo femijet.

Rose Ann Bolsany deklaroi se është shumë e dashuruar pas qenit me emrin Bella Mia dhe ka dëshirë që kafsha të vazhdojë jetën luksoze me të cilën është mësuar edhe pasi të vdese pronarja.

Pasuria e zonjës që do e trashëgojë qeni fatlum perbehet nga bizhuteri, depozitë bankare dhe një shtëpi luksoze pushimi.

Gruaja 60-vjeçare nga Nju Jorku ka thene se: “Fëmijët e mi janë të rritur dhe të suksesshëm. Nuk kanë nevojë për paratë e mia. Ata e dinë shumë mirë sa të lumtur më ka bërë mua ky qen. Ka qenë një dhuratë nga Zoti.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close