Miratohen dy komisionet hetimore që kërkon PD

Kliko per me shume info

kuvendiMe 121 vota pro dhe 2 abstenim, Kuvendi miratoi Projektvendimin “Për një shtesë në vendimin e Kuvendit nr. 91/2014, Për miratimin e përbërjes së komisionit hetimor të Kuvendin për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazave të të dhënave shtetërore tatimore, si dhe për të njohur dhe verifikimin më thellë fenomenin e ndërhyrjes dhe të bllokimit për disa ditë të sistemeve elektronike tatimore” dhe Projektvendimin “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së komisionit hetimor të Kuvendit, për ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazave të të dhënave shtetërore tatimore, si dhe për të njohur dhe verifikuar në thellësi fenomenin e ndërhyrjes bllokimit për disa ditë të sistemeve elektronike tatimore”, të ngritur me vendimin e Kuvendin nr. 82, datë 23.10.2014.

Krahas kësaj, Kuvendi miratoi me 120 vota pro Projektvendimin “Për një shtesë në vendimin e Kuvendit nr. 92/2014 “Për miratimin e përbërjes së komisionit hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë së emërimeve në detyrë në administratën shtetërore, entet publike dhe shoqëritë tregtare shtetërore” si edhe “Projektvendimin “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së komisionit hetimor të Kuvendit, “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë së emërimeve në detyrë në administratën shtetërore, entet publike apo shoqëritë tregtare shtetërore”, të ngritur me vendimin e Kuvendit nr. 82 datë 23.10.2014.

Kliko per me shume info
loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here