Pagesa e sigurimeve, Veliaj letër kompanive: Likujdoni detyrimet e prapambetura

Kliko per me shume info

veliajMinistri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj i ka dërguar një letër të posaçme subjekteve për çështjen e pagesave të sigurimeve. “Duke Ju uruar një vit të mbarë dhe të suksesshëm dëshiroj t’Ju bëj me dije se subjekti që ju administroni ka krijuar detyrime të prapambetura nga mos pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore për punonjësit. Siç jeni në dijeni, prej datës 1 Janar ka hyrë në fuqi reforma e pensioneve, ku pensionet llogariten si produkt i viteve të plota të punës (1% për çdo vit punë) me rrogën mesatare gjatë gjithë jetës. Kjo reform po prodhon që në muajin e parë pensione më të larta për pensionistët e rinj, duke kaluar edhe tavanin 24 mijë lekë. Në vitin 2014, fondi i pensioneve rikuperoi nga kontributet mbi 60 milion USD dhe reforma është në rrugë të mbarë. Por, kjo nuk mjafton për pensione edhe më dinjitoze, ndaj po këmbëngulim në mbledhjen e gjithë detyrimeve ndaj ISSH-së nga të gjitha subjektet shtetërore e private. Drejtuesit e rinj të institucioneve shtetërore kanë nisur të paguajnë edhe detyrimet e 8 viteve të shkuara dhe brenda datës 15 shkurt ky rakordim do të përfundojë”, shkruan Veliaj. Më tej, Ministri thotë se borxhi i buxhetotëve është vetëm 1/5 e detyrimit, pjesa tjetër është nga ndërmarrjet private.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here