Sot është dita më e mërzitshme e vitit

Soft

dita-merzitshmeNëse ndiheni të mërzitur dhe nëse po ju shkojnë gjërat keq, dhe nuk jeni të motivuar për të bërë asgjë, mos u habisni. Kjo nuk është për t`u çuditur, sepse e hëna e tretë e Janarit apo sot është dita më e mërzitshme e vitit, siç quhet ndryshe “Blue Monday”.

Ky term u zbulua nga psikologu, Cliff Arnall në vitin 2005 i cili në hulumtimin e tij përdori fakte të ndryshme, duke përfshirë kështu kushtet e motit, numrin e ditëve që prej përfundimit të festave të Krishtlindjeve, dhe nivelet e borxhit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Që nga viti 2005 kur u përdor për herë të parë ky term,analistë nga kompani të ndryshme kanë nxjerrë përfundime se e hëna e tretë e Janarit është dita më e popullarizuar për të filluar procedurat e divorcit dhe dita kur ankesat për motin janë gjashtë herë më të larta se zakonisht.

ME TE LEXUARAT