Të pasurit zotërojnë gjysmën e botës

Kliko per me shume info

pasuriiOrganizata humanitare, Oxfam International, me seli në Britani, thotë se popullaata më e pasur një përqindëshe, do të jetë pronare e gjysmës së pasurisë botërore deri në vitin 2016.

Në një raport të publikuar sot, kjo organizatë thotë se njerëzit më të pasur të botës e kanë shtuar pasurinë e tyre për 48%, vitin e kaluar. Kjo shkallë e pasurisë së tyre në vitin 2009 ishte 44%.Raporti i publikuar koincidon me Forumin Ekonomik Botëror, që mbahet këtë javë në Davos të Zvicrës.

Kliko per me shume info

Oxfam ka tërhequr vërejtjen se rrritja e pabarazisë po e pengon luftën kundër varfërisë globale.

Kjo organizatë, që të dhënat i ka marrë nga raportet e bankës, Credit Suisse, thotë se më tepër se gjysma e pasurisë, e cila nuk është pronë e një përqindshit më të pasur, i takon popullatës më të pasur 20 përqindëshe.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here