Tre personazhe Vip eleminohen nga “Dancing with the stars”

Showbiz

dancingws2015Kane qene 3 te eliminuarit e javës se nënte ne “Dancing with the stars”. Edhe këtë here surprizat e spektaklit te kërcimit nuk kane munguar. Mbrëmja nisi me një dance off te papritur, ku nga tre çifte, u eliminuan dy, pikërisht aktorja Eva Alika dhe këngëtarja Mariza Ikonomi.

I vetmi qe vazhdoi garën ishte Amos Zabaria, i cili fitoi dhe imunitet ndaj Danc off-it te dyte. Me pas mbrëmja vazhdoi ne rrjedhën normale ku çiftet kërcyen sipas një formule te re te quajtur “Dance fusion”. Vipat u vunë ne prove duke kërcyer dy zhanera te ndryshëm kërcimi brenda kohës se një te vetmi. Kjo solli spektakël dhe emocione për publikun.

Me pak te votuarit e mbrëmjes ishin këngëtarja Tuna dhe Ermal Mejdani. Mes tyre juria zgjodhi te largoje nga gara Ermalin duke i hequr mundësinë e fitimit te çmimit te madh. Javët ne vazhdim premtojnë akoma me shume emocione.

Një prej tyre u zbulua mbrëmjen e sotme ku me ane te formulës se re publiku do te zgjedhe një prej personazheve te eliminuar për ta rikthyer ne gare ne javët ne vazhdim. Me pas çiftet e mbetura do vazhdojnë konkurrimin për te fituar çmimin e madh, një apartament nga kompania Edil al.

ME TE LEXUARAT