Veprimi që na rinon 7 vjet

Kliko per me shume info

rinRaporti seksual i bën mirë shëndetit dhe na rinon afro 7 vjet. Të paktën kështu pretendon psikologu David Weeks, shefi i Royal Edinburgh Hospital, i cili gjatë një konference të mbajtur lidhur me një studim për jetën seksuale të një grupi vullnetarësh, prezantoi edhe publikimin. Weeks dhe ekipi i tij gjatë 10 viteve të fundit mbajtën nën vëzhgim meshkuj dhe femra të moshave të ndryshme, duke zbuluar se ata që dukeshin më të rinj, ishin të njëjtët që deklaronin se bënin dashuri së paku tre herë në javë.

Gjithashtu psikologu bëri me dije se një raport seksual intensiv garanton çlirim më të madh të endorfinës, favorizon gjumin, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon shëndetin e zemrës si dhe e bën lëkurën më elastike dhe me më shumë shkëlqim. Jo vetëm kaq por seksi zbeh urinë, pasi është njëlloj si çokollata, e cila plotëson dëshirën, por djeg edhe kalori. Kosovarja-KS

Kliko per me shume info
loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here