Familjarët e viktimave të LDK-së: Të zbardhen vrasjet politike

Kosovë&Rajon

tevraret-ldkFamiljet e intelektualëve dhe aktivistëve të LDK-së, të vrarë në atentate gjatë dhe pas lufte në Kosovë e jashtë saj, do protestojnë sot para Qeverisë së Kosovës.

Në një njoftim të dërguar nga Këshilli Organizativ i Protestës bëjnë të ditur se do protestojnë nën moton ‘Duam drejtësi – vrasësit në burg!”.

Protesta është paralajmëruar për në orën 12:00, në Sheshin "lbrahim Rugova".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas njoftimit, Këshilli Organizativ i Protestës përbëhet familjarët e Ahmet Krasniqit, Enver Malokut, Xhemajl Mustafës, Shaban Manajt, Smajl Hajdarajt, Tahir Zemajt, Ukë Bytyqit, Ismet Rracit, Haki Ymerit, Shefki Popovës etj .

ME TE LEXUARAT