Deputeti i Listës Serbe 30 ditë në paraburgim

Kosovë&Rajon

deputeti-lista-serbeNjë gjyqtar i Procedurës Paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë mori vendim për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditëve për goranin A. H nga Dragashi (1968), shtetas i Kosovës.

Prokurori i rastit në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, Nijazi Rexha, konfirmoi për KALLXO.com se i pandehuri është Adem Hodza, deputet i Kuvendit të Kosovës.

Hodza në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit kishte kandiduar në emër të subjektit politik “Koalicija za Gora” (Koalicioni për Gorën) ndërsa pas konstituimit të Kuvendit i është bashkuar grupit parlamentar të “Listës Serbe”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë të Shtetit për caktimin e paraburgimit, thuhet se i pandehuri A, H, me datë 18.01.2015, rreth orës 15.20 në Mitrovicën e veriut, pasi i kishte telefonuar të dëmtuarës E.H, dhe kishte kuptuar se ajo gjendej e vetme në banesën ku jetonte, kishte shkuar aty dhe pasi e dëmtuara e kishte hapur derën, i pandehuri fillimisht e kishte rrethuar me duar të dëmtuarën, pastaj e kishte kapur për flokësh duke i thënë se dëshiron të jetë e tij, dhe përmes forcës kishte tentuar të kryente aktin seksual”, thuhet në komunikatën për media të Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

Gjykata thotë se me këtë rast, pas disa reagimeve rezistuese e dëmtuara kishte filluar të bërtasë dhe të kërkonte ndihmë.

“Pas këtij reagimi i pandehuri kishte lëshuar banesën e të dëmtuarës. Sipas deklaratave të palës së dëmtuar, merret vesh se i pandehuri ka qenë mik i familjes së të dëmtuarës”, thuhet në komunikatë.

ME TE LEXUARAT