Serbia po e kushtëzon dialogun me Trepçën

Kliko per me shume info

seZëvendëskryeministrja serbe, Zorana Mihajlloviq, ka hedhur poshtë pretendimet se Serbia do të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, vetëm nëse kjo e fundit heq dorë nga gjiganti metalurgjik Trepça. “Serbia askënd nuk e ka kushtëzuar. Përkundrazi, ne kemi treguar se sa jemi të kujdesshëm dhe se si punojmë për krijimin e lidhjeve dhe bashkëpunimeve rajonale”, tha Mihajloviq për Danas, transmeton Telegrafi.

Mihajloviq në këtë formë iu përgjigjej David McCallister-it, raportuesit të Parlamentit Evropian, i cili tha se Serbia po e kushtëzon dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, me braktisjen e shtetëzimit të minierës së Trepçës nga ana e Kosovës. Serbia, për dallim nga Kosova, sipas zëvendëskryeministres serbe, po i respekton të gjitha marrëveshjet dhe traktatet e arritura në Bruksel. “Serbia respekton të gjitha marrëveshjet dhe kontratat, por të tjerët nuk e bëjnë”, ka thënë Mihajloviq. Në pyetjen nëse Serbia do të ndahej e kënaqur me ndarjen e pasurisë së Trepçës, Mihajloviq u përgjigj, “Kjo do të diskutohet më vonë”. RTK

Kliko per me shume info
loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here