Vrasjet e Fushë Mamurrasit, Gjykata: 25 vite burg për vëllezërit Llani

Aktualitet

jetmir-llaniGjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Kurbinit dhe ka dënuar me nga 25 vite burg secilin dy vëllezërit Jetmir dhe Muharrem Llani, të akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” dy herë (një herë e mbetur në tentativë) dhe  “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.Prokuroria e Kurbinit kërkoi shpalljen fajtor dhe kërkoi këtë dënim në seancën përfundimtare, të zhvilluar pak javë më parë. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, i cili është zhvilluar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Prokuroria e Kurbinit kërkoi shpalljen fajtor të dy të pandehurve për vrasjen e shtetasit Arjan Shkreta, dhe vrasjen e mbetur në tentativë të shtetasit Leli Shkreta, (viktimat vëllezër me njëri-tjetrin), ngjarje e cila ka ndodhur në datë 04.11.2012 në fshatin Fushë-Mamurras, të Rrethit Kurbin

Nga hetimi, gjatë të cilit shtetasi Jetmir Llani është gjykuar në masë sigurie “arrest me burg” dhe shtetasi Muharrem Llani me masën e sigurisë “arrest me burg”, në mungesë, Prokuroria ka krijuar bindjen e plotë se këta dy persona janë autorë të vrasjes së shtetasit Arjan Shkreta dhe vrasjes së mbetur në tentativë të shtetasit Leli Shkreta, i cili ka mbetur i plagosur rëndë nga goditjet me armë zjarri automatik nga ana e vëllezërve Llani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shtetasi Leli Shkreta, në momentin e ngjarjes, ka arritur të shpëtojë, ndonëse i plagosur rëndë, pasi është shtirur si i vdekur deri në momentin e largimit të agresorëve nga vendi i ngjarjes.

Sipas hetimit, rezulton se motivi i krimit është gjakmarrja dhe hakmarrja, pasi ndërmjet familjeve Llani dhe Shkreta kishte hasmëri, të nisura rreth 6 muaj para se të ndodhte kjo ngjarje. Në ngjarjen e mëparshme, më saktësisht në dt.05.06.2012, dyshohet se shtetasit Altin dhe Alban Shkreta, vëllezër të viktimës Arjan Shkreta dhe të të dëmtuarit Leli Shkreta, kanë qëlluar ndaj disa anëtarëve të familjes Llani, në të cilën ka mbetur i vdekur djali i mitur i të të pandehurit Jetmir Llani. Për këtë vrasje, po në Gjykatën e Tiranë, janë dënuar në një tjetër process gjyqësor shtetasit Altin dhe Alban Shkreta, të cilët u akuzuan për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”

Nga hetimi ka rezultuar se të pandehurit Jetmir Llani dhe Muharrem Llani, janë përgatitur më parë, për kryerjen e vrasjes së shtetasve Arian dhe Leli Shkreta, për motive gjakmarrje.

ME TE LEXUARAT