Walker: Jepni pushim Thaçit se është i thinjur

Kosovë&Rajon
Walker: Jepni pushim Thaçit se është i thinjur

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka pritur të dielën në takim ish-ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker. Ky i fundit edhe një herë ka bërë thirrje që sa më shpejt të formohen institucionet e vendit, ku edhe ka kërkuar që Thaçi të shkoj në pushim, pasi tashmë ai është thinjur.

Miku i Kosovës ka theksuar se është krenar për Kosovën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në lidhje me këtë, kreu i vendit tha se interesimi i Walker për ndërtimin e institucioneve të reja është legjitim.

Pas takimit që pati me Thaçin, Walker tha se Kosova për këto 20 vjet po zhvillohet dhe është krenar për atë se çfarë ka bërë për vendin. Megjithatë, sipas tij, Kosova ka humbur shumë ditë pa formimin e Qeverisë së re.

Krahas kësaj, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë në shënimin e 21 vjetorit të masakrës së Reçakut, ishte raportuar se Walker nuk ia ka zgjatur dorën Thaçit, por një lajm të tillë e ka demantuar ish-ambasadori i OSBE-së.

“Të ju jepni këtyre burrave një pushim, ai është bërë gogja i qetë, i thinjur, mirëpo edhe me një pamje më të hijëshme, kështu që jepuni një pushim dhe ju lutem mos i merrni gjërat siç u morën në një kafe në Shtime, kur unë isha duke ia dhënë një libër dhe isha duke i treguar një temë të rëndësishme nga libri, dhe dukshëm kur ishim duke e shikuar librin nga prapa, një gazetar mendoi se kjo paraqet diçka shumë domethënëse se nuk ia kam zgjatur dorën presidentit, kështu që nëse nuk e ke problem do ta zgjas dorën edhe një herë”, u shpreh ai.

Walker i cili po qëndron në Kosovë në shënimin e 21 vjetorit të masakrës së Reçakut, gjatë këtyre ditëve ka pasur takim edhe me kreun e Lëvizjen e Vetëvendosje, dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga ku ka kërkuar që sa më shpejt të formohen institucionet.

ME TE LEXUARAT