Bujanoc, qytetarët kërkojnë që sheshit kryesor të qyetit t’i vihet emri “Skënderbeu”

Kliko per me shume info

bujanoc-304x200Qyetarët e komunës së Bujanocit kërkojnë që sheshi kryesor i këtij qyteti të mbajë emrin e heroit kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Në komunën e Bujanocit u diskutua ditët e fundit për ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shesheve në Bujanoc. Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” zhvilloi një sondazh me qytetarët e Bujanocit, për preferencat e tyre në lidhje me vendosjen e emrave të këtyre rrugëve dhe shesheve.
Pyetjes së anketës së redaksisë “Presheva jonë” i janë përgjigjur 320 qytetarë, ku rezultoi se “Skënderbeu”, ishte emri më i preferuar i tyre.
Sipas “Presheva jonë”, komisioni i përbërë prej shtatë anëtarëve për emërimin e rrugëve e shesheve në Bujanoc(ku katër komisionerë janë shqiptarë dhe tre serbë) iu mbetet për të shqyrtuar edhe emrat e propozuar, që mund të jenë të përshtatshëm për sheshin kryesor të qytetit të Bujanocit përballë komunës.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here