Daçiç: Ende s’ka axhendë për raundin e ri të dialogut me Prishtinën

Kliko per me shume info

ivica dacicZëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, pohoi se ende nuk është përcaktuar agjenda e raundit të ri të dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa autoritetet serbe presin që të zbatohen Marrëveshjet e arritura deri më tani në Bruksel.

“Deri më tani ende nuk është definuar rendi i ditës. Presim që të vazhdojmë ku e kemi ndërprerë dhe presim të zbatohen marrëveshjet e arritura deri më tani në Bruksel”, tha Daçiç për mediat serbe.

Kliko per me shume info

Daçiq tha se për Serbinë “është e rëndësishme dhe thelbësore krijimi i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë”.

I pyetur nëse Beogradi do të insistojë që të bisedohet për pronat e pretenduara në Kosovë gjatë takimit të ardhshëm në Bruksel, Daçiç, ka thënë se “kjo temë është ‘hapur’ në dialog dhe se ka pasur bisedime me ish kreun e diplomacisë evropiane, Catherine

Ashton, por sipas zyrtares evropiane, kjo çështje do të diskutohet në fazat e ardhshme”.

“Atëkohë nuk kemi folur për Trepçën. Kemi biseduar për asetet në sektorin e energjisë,” tha ai, duke theksuar se tema e pronave dhe të drejtave pronësore, të cilat janë shumë të rëndësishme për rrjedhën e mëtejshme të dialogut, ende nuk kanë përfunduar.

Duke përkujtuar se më 9 shkurt në Bruksel do të jetë takimi i parë i kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të ri të Kosovës, Isa Mustafës me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Federico Mogherinin, Daçiq tha se edhe ai do të marrë pjesë në takim.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here