Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Elbasan, pranga 2 punonjesve te postes, vodhen pagesat e faturave te OSHE

posta-vlorePolicia e Elbasanit ka marre masen arrest me burg per 2 ish sportelistet e Postes Shqiptare ne filialin Elbasan, te cilat kane pervetesuar pagesat e qytetareve per llogari te OSHEE.

Keto dy raste jane evidentuar nga vete auditi i Postes Shqiptare dhe po nga Posta jane cuar per kallezim penal. Te dyja nuk jane me punonjese te Postes Shqiptare prej muajsh.

Engjellushe Moglica, ish sporteliste e Postes Elbasan eshte larguar nga puna ne Dhjetor te vitit 2013, pas konstatimit me shkelje nga auditi i Postes ndersa Angjelina Toska ish sporteliste e Postes se fshatit Shtermen ne Elbasan eshte larguar nga puna ne Mars 2014. Rezulton qe ankesat e ardhura per E. Moglicen kane qene 78 ndersa per A. Tosken 210.

Posta Shqiptare eshte duke marre ne shqyrtim dhe po ndjek me vemendje te gjitha rastet abuzive. Posta Shqiptare eshte e vendosur te mos toleroje asnje abuzim te punonjesve duke marre menjehere masat me ekstreme per kedo qe shperdoron detyren dhe demton qytetaret Shqiptare.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.