Frankfurt, BQE vendos blerjen e borxheve publike dhe private

Bota

bqeBanka Qendrore Evropiane (BQE) do të blejë deri në 60 miliardë euro të borxhit publik dhe privat, çdo muaj, nga marsi i këtij viti deri në shtator të vitit 2016, deklaroi sot presidenti i saj, Mario Draghi.

”Këshilli i guvernatorëve vendosi të fillojë programin e gjerë të blerjes së aksioneve”, theksoi Draghi në një konferencë shtypi në Frankfurt.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vendimi i BQE-së, një ofensivë monetare, pritej prej kohësh prej saj.

Ndërkohë, monedha e përbashkët evropiane, euro, ra menjëherë pas deklaratës së Mario Draghit.

Ajo u shkëmbye me 1,1520 dollarë, ndërkohë që sot në mëngjes ajo kuotohej 1,1592 dollarë./

ME TE LEXUARAT