Kushtetuesja rrëzon kërkesën e deputetëve të PD-së për shfuqizimin e ligjit të ILDKP-së

Kliko per me shume info

gjykata-kushtetueseGjykata Kushtuese ka rrezuar kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike për shfuqizimin e ligjit të ILDKP-së.

Gjatë seancës së zhvilluar sot, trupa e Gjykatës Kushtetuese shqyrtoi kërkesën e deputetëve të PD-së, të cilët kërkuan shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të nenit 4 të ligjit nr. 45/2014, datë 24.04.2014 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar”.

Kliko per me shume info

Gjykata në fund të seancës, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjektet e interesuara, me vendimin e datës 22.01.2015, bazuar në nenet 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, vendosi rrëzimin e kesaj kerkese.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here