Legalizimet, Qeveria vendos, 919 familje marrin pronësinë mbi tokën

Kliko per me shume info

legalizimQeveria shqiptare ka miratuar djeshme kalimin e pronësisë për 919 familje që kanë ndërtuar pa lejë në tokë me pronarë dhe tokë shtetërore. Sipas këtij vendimi, ata bëhen pronarë të ligjshëm, jo vetëm të ndërtesës, por edhe parcelës ndërtimore.

Familjet që përfitojnë janë shpërndarë në 12 qarqet e vendit dhe menjëherë pas procedurave të kalimit në pronësi, familjet lidhin kontratën me noterin dhe pas këtij veprimi kanë të drejtë të paraqiten në hipotekë për të bërë regjistrimin e pronës në emër të tyre.

Ja përfituesit të ndarë sipas qarqeve:

Kliko per me shume info

a) Qarku Berat, 42 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 12 381,12 (dymbëdhjetë mijë e treqind e tetëdhjetë e një presje dymbëdhjetë) m²;

b) Qarku Dibër, 10 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 2 979,1 (dy mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e nëntë presje një) m²;

c) Qarku Durrës, 120 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 50 465,5 (pesëdhjetë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e pesë presje pesë) m²;

ç) Qarku Elbasan, 25 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 6 489,4 (gjashtë mijë e katërqind e tetëdhjetë e nëntë presje katër) m²;

d) Qarku Fier, 367 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 118 662,2 (njëqind e tetëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e dy presje dy) m²;

dh) Qarku Gjirokastër, 12 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 2 431,9 (dy mijë e katërqind e tridhjetë e një presje nëntë) m²;

e) Qarku Korçë, 8 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 1 075,92 (një mijë e shtatëdhjetë e pesë presje nëntëdhjetë e dy) m²;

ë)  Qarku Kukës, 19 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 3 465,83 (tre mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e pesë presje tetëdhjetë e tre) m²;

f)  Qarku Lezhë, 14 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 4 206 (katër mijë e dyqind e gjashtë) m²;

g) Qarku Shkodër, 179 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 63 128,18 (gjashtëdhjetë e tre mijë e njëqind e njëzet e tetë presje tetëmbëdhjetë) m²;

gj) Qarku Tiranë, 103 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 30 934,8 (tridhjetë mijë e nëntëqind e tridhjetë e katër presje tetë) m²;

h) Qarku Vlorë, 20 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 5 837 (pesë mijë e tetëqind e tridhjetë e shtatë) m².

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here