Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Malisheva kërkon shkarkimin e Jabllanovicit

malishevaNjë numër i madh i protestuesve në Malisheve kanë kërkuar shkarkimin e ministrit, Aleksander Jabllanoviq dhe solidarizimin me minatorët e Trepçës.

Qytetarët mbanin në duar parulla me mbishkrimin ‘kryeministër shkarkoje Jabllanoviqin’, ‘kërkim falja nuk mjafton’, ‘Trepça është e jona’, ‘Qeveritarët i japim Trepçën se japim’.

Mali Kryeziu në emër të Këshillit organizativ tha se duan t’ia rikujtojnë Jabllanoviqit se nënat shqiptare nuk janë egërsira por egërsira janë ata të cilët janë vrasës, dhunues e çka jo tjetër. Ai tha se nënat shqiptare lindën djem që luftuan për lirinë e këtij vendi.

Ndërsa, edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Malishevës, Enver Hoti tha se do t’i vazhdojnë protestat në kërkim të shkarkimit të Jabllanoviqit, i cili ka fyer nënat shqiptare.

Këshilli organizativ i kësaj proteste ishte i përbërë nga të gjitha subjektet politike, shoqatat e dala nga lufta, shoqëria civile, përveç LDK-së e cila nuk ishte pjesë e kësaj. Po ashtu, këshilli organizativ njoftoi se të shtunën në mënyrë të organizuar do të nisën nga Malisheva për të marr pjesë në protestën gjithë popullore në Prishtinë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.