Pollo: Bushati refuzoi kryesimin nga Shqipëria të Komitetit Ekonomik të OSBE-së

Politikë

Genc_Pollo9tetor-525x350Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, akuzoi sot ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, se refuzoi kryesimin nga Shqipëria të Komitetit Ekonomik të OSBE ndonese ju ofrua dhe humbi mundësinë edhe të një buxheti mbështetës dhe ballancimin e Serbisë që ka bashkëpresidencën e radhës së OSBE.

“Ditmir Bushati refuzon kryesimin nga Shqipëria të Komitetit Ekonomik të OSBE edhe pse kjo ju ofrua. Madje, ju premtua edhe mbështetje buxhetore nga OSBE. Ndërkohë që një post i tillë për Tiranën i shërbente edhe ballancimit të Serbisë që ka bashkëpresidencën e radhës së OSBE. Ky ishte koncepti i vendeve perëndimore që përkrahnin kryesimin e Komitetit Ekonomik nga Shqipëria. Deputetë të PD e PS shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë sqarime nga ministri. Ministria e Punëve të Jashtëme thotë se e refuzuam pasi deshëm diçka tjetër e nuk na e dhanë; prandaj dhe nuk e pranuam(!?). Pra dmth. e gjykuan se të ngelim pa gjë fare është gjëja e duhur për vendin”, shkruan Pollo ne statusin e tij Facebook.

ME TE LEXUARAT