Si shpëtoi financuesi i bandës së kokainës, ishte në Shqipëri dy ditë para arrestimeve

Kliko per me shume info

genci-xhixhaShtetasi shquptar Genci Xhixha, 39 vjec, që dyshohet si organizatori dhe financuesi i rrjetit të trafikut të kokainës që ndërtoi edhe laboratorin e përpunimit të saj në Elbasan, ka qenë në Shqipëri kohët e fundit edhe pse tani është shpallur në kërkim nga prokuroria për krime të rënda.
Genci Xhixha dyshohet se eshte brenda Shqipërisë dhe i fshihet drejtësisë pasi i shpëtoi arrestimit më 14 janar 2014. Ai ka ardhur në Tiranë dy ditë para operacionit të policisë, ku u arrestuan 9 personat e dyshuarte dosjes “Xibraka”.
Sipas sistemit TIMS, rezulton se Genc Xhixha, ka dale per here te fundit nga Shqipëria, ne datën 13 dhjetor permes aeroportit te Rinasit, ngaku eshte kthyer ne tirane ne 12 janar të këtij viti.
Më pas Genci Xhixha nuk ka lëvizur nga Shqipëria, por nuk shtë gjetur nga policia. Sipas hetimit, 39-vjecari me qëndrim në Kubë prej dhjetë vitesh, Xhixha dyshohet si organizator i rrjetit te kokaines, pasi kishte kontakte të vazhdueshme me Ilir Hysenin, Gentjan Gjonajn dhe nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha.
Sipas bisedave telefonike, mësohets e personi më i afërt me të cilin Xhixha komunikonte vazhdimisht, ishte Ermal Hoxha.
Sipas të dhënave paraprake, dy kolumbianët kane ardhur në Shqipëri, permes Genci Xhixhes, i cili flet spanjisht dhe ka lidhje me amerikën latine, pasi bashkëshortja e tij, është kubaneze.
Hetuesit thonë, se po verifikohen deklarimet e kolumbianëve Cesar Avila dhe valter Moreno, lidhje me nje tjeter person te idnetifikuar prej tyre me emrin Carlos. Prokurorët thanë se do ti tregojne foton e Genc Xhixhës dy kolumbianëve, për të parë nëse e njohin, dhe per te kuptuar nese Xhixha eshte ne te vertete Carlosi.
Gjatë dëshmisë në gjykatë, kolumbianët treguan,se ishte Carlosi që i paguante, komunikonte me ta dhe punonte për përpunimin dhe nxjerrjen e ekstraktit të drogës. Madje edhe ne diten e arrestimit ata thane, se i njohuri si “carlos”, ishte në laboratorin e Xibrakës.
Përveç Genci Xhixhës është shpallur në kërkim edhe një person tjetër me inicialet A.T. që mendohet te jete personi që ka blerë të gjitha pajisjet e laboratorit, citon abcnevvs. Keto mjete, sipas eksperteve, përdoreshin për të nxjerre ekstraktin e kokainës nga rrobat e fëmijëve, solucionin i përpunimit të lëkurës dhe plehun kimik te ardhur nga Bolivia.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here