Aktori dëshmon në gjyqin e vrasësit të së dashurës

Showbiz

kutcherAshton Kutcher do të dëshmojë në procesin gjyqësor të hapur kundër një burri që akuzohet për vrasjen e tri femrave, përfshirë edhe të dashurën e aktorit në vitin 2001.

Sipas njoftimeve të medieve, aktori Kutcher do të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Michael Thomas Gargiulo.

Ky i fundit është i dyshuar si autor i vrasjes së Ashley Ellerin, më 21 shkurt të 2001. Në atë kohë 22 vjeç, Ashley ishte e dashura e aktorit Ashton.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Viktima u qëllua 47 herë me thikë teksa ishte duke bërë dush në banesën e saj në Los Anxheles.

Për vite me radhë nuk pati asnjë të arrestuar për rastin në fjalë, deri në 2005-ën, kur u regjistrua një tjetër vrasje e ngjashme e më vonë policia arrestoi Gargulio-n që po përgatitej për kryerjen e një tjetër krimi.

Policia t amerikane thotë se ai është fajtor për të paktën 3 vrasje të tilla dhe për njërën të mbetur në tentativë.

ME TE LEXUARAT