Jeta luksoze e trafikantit shqiptar që ngriti laboratorin e kokainës

Soft

genc-xhixhaShtetasi shqiptar me banim në Kubë, Genci Xhixha, 39 vjec, i shpallur në kërkim pas operacionit të policisë që zbuloi laboratorin e përpunimit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit ka bere nje jete luksoze ne dhjete vitet e fundit.

Nga fotot e tij në Facebook, shihet se Xhixha bën një jetë tepër luksoze me pushime te shtrenjta e makina te kushtueshme e luksoze.

hoteli-xhixhaAi është frekuentues i hoteleve luksoze, duke filluar nga plazhet e Kankunit, Panës deri tek vaskat me hidromasazh në hotelet e Kubës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Prokurorisë, Xhixha ka krijuar lidhje me kartelet e drogës jashtë Shqipërisë për 11 të arrestuarit shqiptarë gjatë operacionit në Xibrakë.

g-xhixha-makineNjë javë pas operacionit antidrogë me 11 të arrestuar, i kryer nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe nga Policia e Shtetit, dyshohet se Genci Xhixha qëndron në Shqipëri ose ka dale jashte vendit ne rruge ilegale.

Burime të Policisë së Shtetit kanë bërë me dije se nga verifikimi i kryer në sistemin TIMS, është vënë re se Xhixha ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë më 12 dhjetor të vitit 2014 dhe ka hyrë më 13 janar të këtij viti në Shqipëri.

Xhixha njihet si personi që është përfshirë direkt në drejtimin financimin dhe organizimin rrjetit të trafikimit të kokainës, nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të Shqipërisë me destinacion final Gjermaninë. Hetuesit dyshojnë se mund të jetë edhe personi i cili është përmendur nga dy kolumbianët, me emrin Karlos.

ME TE LEXUARAT