Hollandë, një shqiptar arrestohet për vrasjen e vëllezërve nga Elbasani

Kliko per me shume info

florenc-tola-e1421737830805Një shqiptar është arrestuar si i përfshirë në vrasjen e dy vëllezërve nga Elbasani pak ditë më parë në Hollandë.

Mediat hollandeze shkruajnë se i arrestuari si autori i vrasjes së Florenc dhe Glevis Tolës, 25 dhe 29 vjeç është një shqiptar 26 vjeçar.

Kliko per me shume info

Në fakt policia hollandeze asnjëherë nuk e ka bërë të ditur identitetin e viktimave të shkëmbimit zjarrit që ndodhi javën e kaluar në Roterdam të Holandës.

Por kanë qenë mediat shqiptare duke iu referuar burimeve të policisë shqiptare që ka bërë publike emrat e viktimave.

Sipas medias hollandeze, personi i cili është arrestuar për këtë vrasje ka mbetur i plagosur në shkëmbimin e zjarrit dhe u gjet disa metra larg vendit të krimit.

Arrestimi u krye mbrëmjen e së enjtes, 22 janar 2015.

Policia thotë se vrasja ka ndodhur për konflikte kriminale, ndërsa nuk dihet ende se kush donte të kryente vrasjen.

Mediat shqiptare raportuan dhe për një shqiptar të plagosur në këtë shkëmbim zjarri, Serxhio Piku, por është e paqartë nëse ky është personi i ndaluar për vrasjen apo është një person tjetër

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here