Kthehen në Kosovë gruaja e vajza e shqiptarit të vrarë në Irak

Kliko per me shume info

gruaja-shqiptari-irakNe kohen kur deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan ligjin për ndalimin e kosovarëve që të luftojnë në vendet e huaja, shumë prej tyre ende vazhdojnë të marrin rrugën drejt zonave të konflikteve në Lindje.
Kjo rrugë, e cila nga shumë cilësohet edhe si ferri mbi tokë, vazhdon të shkaktojë viktima edhe ndër kosovarë. Megjithëkëtë, luftimi për luftën e shenjtë mbetet edhe më tej i pranishëm.
Pjesë e luftimeve në Irak dhe Siri deri pesë muaj më parë ishte edhe Sinan Muji, kosovari nga Bresalci i Gjilanit. Ai shkoi në luftën që e konsideronte të shenjtë dhe me vete mori gruan dhe vajzën e tyre të vetme.
Por, në muajin shtator të vitit të kaluar, Sinani u vra, duke lënë në Irak gruan dhe vajzën.
Ditë më parë, gruaja dhe vajza e tij janë kthyer në Gjilan dhe janë vendosur në banesën e babait të bashkëshortes.
Televizioni publik ka gjetur adresën e saj, por ajo nuk deshi të rrëfente asgjë.
Ndërkohë, Ismetja, nëna e tij, me lot në sy bën thirrje që askush të mos shkojë në këto luftëra, citon express. “Mos t’i lanë me shku atje në Siri se nuk ashtë për neve, nuk ashtë. Ishalla kerkan se len zoti me shku atje mas djalit tem”, tha ajo.
Ndërsa Imami i xhamisë së fshatit Bresalc thotë se djemtë kosovarë që veprojnë si Sinani nuk dëgjojnë prijësit fetarë.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here