Kuvendi i Kosovës miraton pr/ligjin kundër pjesëmarrjes në luftëra terroriste

Kliko per me shume info

kuvend kosKuvendi i Kosovës miratoi sot me 74 vota pro dhe 12 kundër projekligjin për ndalimin e pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në konflikte të armatosura jashtë vendit.
Pas një debati të gjatë, që u zhvillua sot në Kuvendin e Kosovës, Projektligji që ndalon pjesëmarrjen e shtetasve të Kosovës në luftërat e huaja terroriste, u miratua në parim nga 74, prej 85 deputetëve të pranishëm, ndërsa 12 ishin kundër dhe pa asnjë abstenim.
Projektligji për ndalimin e shtetasve të Kosovës që t’u bashkohen konflikteve të armatosura jashtë territorit të vendit, i cili ishte sot në rend të ditës së Kuvendit të Kosovës, u miratua në parim nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të Vetëvendosjes.
Kundër këtij projektligji kanë votuar deputetët e Vetëvendosjes. Ky dokument ndalon pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftëra terroriste. Ndërsa, Vetëvendosje ka kërkuar të hartohet një listë e organizatave terroriste ku qytetarët e Kosovës nuk guxojnë të shkojnë. Madje, kanë kërkuar edhe zbutjen e dënimit për ata që marrin pjesë në këto aktivitete

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here