Ligji antiduhan, gjoba katër subjekteve në qytetin e Durrësit

Aktualitet

inspeAutoriteti Kombëtar i Ushqimit në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor  , zhvilluan dje, një inspektim të përbashkët për zbatueshmërinë e “Ligjit Antiduhan” në qytetin e Durrësit. Në këtë inspektim të përbashkët , janë kontrolluar 42 njësi tregtare , si bare , restorante , pika bastesh sportive etj.Gjatë inspektimit, janë vendosur katër gjoba në katër subjekte tregtare, ku nuk zbatohej “Ligji Antiduhan’ , me nga 300 mijë lekë secila , si dhe dy raste të tjera që u gjobitën me nga 5 mijë lekë  për dy duhanpirës. Inspektimi u ndoq nga afër nga Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Z.Afrim Bakaj , si dhe Kryeinspektori i ISHSH Z.Eltar Deda.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, Z.Bakaj  theksoi vendosmërinë e institucionit që drejton në zbatim të” Ligjit Antiduhan” Nr 9636 për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit  duke nënvizuar se “ Inspektorët e AKU-së në të gjithë vendin, do të kenë tolerancë zero për shkelësit e ligjit antiduhan , inspektime këto që do të shtrihen në të gjithë vendin , përgjatë ditëve në vijim”.

ME TE LEXUARAT