Patenta me pikë do të zbatohet nga muaji mars 2015

Aktualitet

patenta-pike2015Brenda muajit mars të këtij viti do të jetë e zbatueshme patenta me pikë. Kjo do të thotë se për çdo shkelje do të nisë ndëshkimi edhe duke i hequr pikë nga patenta.

Sipas ndryshimeve që do t’i bëhen Kodit Rrugor në total patenta do të ketë 20 pikë dhe çdo drejtues mjeti që i humb këto, do të duhet që t’i nënshtrohet kurseve shtesë në mënyrë që t’i rifitojë pikët e humbura.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shkelja më e rëndë ku hiqen 15 pikë nga patenta është ajo kur mjeti nuk respekton ndalimin në rast të një aksidenti që rezulton me dëme në njerëz.

Ndërsa në të tjera raste kur pikët ulen shumë, në kufirin 10, janë ato të mosbindjes ndaj uniformave të policisë për të ndaluar, kundërshtimi për të kryer testet e alkoolit apo të drogës.

Sipas Kodit Rrugor, më i ashpër ndëshkimi me ulje pikësh do të jetë edhe për drejtuesit e rinj që kanë më pak se tre vjet që zotërojnë patentën, citon Tv Klan. Burime nga Ministria e Transporteve bëjnë të ditur se gjithashtu brenda këtij viti do të ketë edhe një testim tjetër shtesë si kriter për të marrë patenten.

Ky do të jetë testi – psiko fizik, që do të kryhet për të matur aftësinë inteligjente dhe psikologjike të personave që duan të marrin lejen e drejtimit. Ky testim do të bëhet me anë të kompjuterit me anë të programeve të posaçme.

Një masë tjetër që do të merret për të ndaluar abuzimet me marrjen e pamerituar të patentës do të jetë edhe mos lejimi i komisionerit ditën e provimit që kursanti testohet.

ME TE LEXUARAT