Vendbanimi i lashtë në Koman, Ministria e Kulturës: Linja e tensionit nuk zhvendoset, ka kosto

Kliko per me shume info

vendbanimi-komanPas deklaratave të Forumit të Trashëgimisë Kulturore për qytetin arbëror të Komanit dhe dëmtimin e mundshëm të tij nga linja e tensionit që do të kalojë në zonë, Ministria e Kulturës ka reaguar me anë të një njoftimi për shtyp.

“Nëse misioni i arkeologëve, që e kuptojnë shumë mirë se ç’do të thotë zonë A dhe zonë B, do ta kishin konsideruar të palejueshme ndërhyrjen në hapësirën ku kalojnë shtyllat, do e kishin shtrirë zonën A më tej dhe Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë do të kishte gjykuar e vendosur, në përputhje me propozimin e tyre. Përderisa ka ligje, rregulla e përkufizime, kjo do të thotë se duhet të respektohen në vendimmarrje”, – thuhet në reagimin e Ministrisë.

Kliko per me shume info

Ministria shpjegon se mundësia e një zhvendosjeje edhe nga zona B, ndonëse e pajustifikuar ligjërisht, u ngrit e u diskutua gjatë në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë me përfaqësuesit e OST, ku u argumentua se në atë zonë kalon edhe linja ekzistuese e tensionit të lartë Koman-Elbasan.

Duke qenë se në atë terren është e hapur tashmë traseja për linjën ekzistuese, do të shfrytëzohet po kjo trase për linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë.

“Relievi është i tillë, që zhvendosjet e linjës bëhen të pamundura në distanca të pranueshme dhe kërkon rishikim total të projektit me rëndësi mbarëkombëtare dhe rajonale, që sjell dy pasoja të mëdha: një kosto shtesë prej qindra mijëra eurosh nga buxheti i shtetit; dhe vënie në rrezik të marrëdhënieve kontraktuale me qeverinë gjermane, që është financuese e këtij projekti me rëndësi strategjike dhe me kosto shumë miliona euro. Gjithsesi, ju sigurojmë se kjo arsye të nuk do ta ndalonte Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë të kërkonte zhvendosje të linjës, nëse do të prekej zona A e kërkimeve – e caktuar si e tillë jo nga Ministria e Kulturës, por nga ekipi i arkeologëve – ku dhe ka të dhëna të sigurta për gjurmë të qytetërimeve të trashëguara. Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë ka kërkuar të kryhen sondazhe në bashkëpunim me misionin e arkeologëve, në vendet ku do të hapen gropat për shtyllat që kalojnë në zonën B, duke i ruajtur kështu të drejtën vetes të marrë një vendim të dytë, nëse e sheh të nevojshme”, – mbyllet reagimi i Ministrisë së Kulturës.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here