Kush është Alexis Tsipras, kryeministri i ri i Greqisë

Bota

tsipras2015Politikani i majtë grek, Alexis Tsipras shihet si mjeshtër i politikës realiste. Ai është karizmatik, i drejtpërdrejtë dhe miqësor në takime. Po çfarë dëshiron të arrijë ai? Krijimi i mazhorancës dhe ruajtja e saj – kjo moto është lajtmotiv i politikës së Alexis Tsipras. Për këtë dëshmon biografia e tij. Pikërisht në vitin historik 1989, zëdhënësi i nxënësve, Tsipras futet në organizatën e rinisë së partisë komuniste greke, KKE.

Ajo përkrah pozicione të ashpra komuniste dhe ende sot ka në stemën e saj draprin dhe çekiçin. Meritat e para Tsipras i merr si bashkë­organizator i bllokimit të shkollave, të cilat në televizion ai i mbron me elokuencë. Pak vite më vonë, ai është pjesë e “Koalicionit të Majtë dhe Përparimit” – partia paraardhëse e Syrizës. Por dita e e Alexis Tsipras erdhi në zgjedhjet lokale në vitin 2006. Ish­kreu i koalicionit të majtë, Alekos Alavanos e ka hapur partinë e akuzuar si rreth debatues edhe për lëvizjen e gjelbër e lëvizje të tjera jashtëparlamentare. Alvanos ka nevojë për një fytyrë të re, të pakonsumuar. Vendimi bie mbi Tsiprasin, 32 vjeçar, i cili kandidon për postin e kryetarit të bashkisë dhe arrin një sensacion të vogël. 10,5% e athinasve votojnë për partinë e Majtë, tre herë më shumë se zgjedhjet parlamentare të vitit 2004.

Rruga drejt një partie popullore

Emri i Alexis Tsipras skalitet tanimë në politikën greke. Në kongresin e partisë Syriza në vitin 2008, Alvanos tërhiqet për arsye shëndetësore, dhe e ndihmon Tsipras të ngjitet në krye të partisë –kundër rezistencës së fortë të politikanëve me emër. Ish­ministri i drejtësisë, Fotis Kouverlis largohet dhe themelon në zemërim e sipër një grupim të ri politik. Megjithë mbështetjen për babain e tij politik, shpresa e re e partisë, Tsipras nuk heziton aspak ta lerë në baltë Alvanos, kur ky del kundër linjës së re të partisë. Arsye e zënkave brenda partiake –çështje personeli, dhe jo pak edhe pikëpamjet e ndryshme për qëndrimin e Greqisë në eurozonë. Alavanos është pro kthimit tek dhrahmia dhe krijon një parti të re me emrin “Plan B”. Lidhur me konfliktin me Tsipras ai nuk flet. Ndërkohë ky i fundit punon për krijimin e një partie të re të majtë, përmes bashkimit të grupimeve të ndryshme dhe rrymave që në zhargonin partiak quhen “komponentët e Syrizas”. Këtu bëjnë pjesë trockistët, maoistët, euro­komunistët, ökosocialistët, intelektualët e majtë, dhe grupime të tjera që duan të japin tonin e vet në drejtimin e partisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në paradhomën e pushtetit

Tsipras di të jetë miqësor. Ai jeton i thjeshtë në qendër të Athinës, me dy djemtë dhe dashurinë e kohës së rinisë, përziehet me popullin, nget me dëshirë motoçikletën. I sjellshëm dhe i drejtpërdrejtë. Po kur duhet të krijojë mazhoranca të reja, situata ndryshon. Tsipras nuk le dyshime se pas zgjedhjeve parlamentare është i gatshëm të bëjë koalicion edhe me partinë populiste djathtiste, “Grekët e pavarur”, po qe se nuk gjendet partner koalicioni. Partitë i bashkon retorika e ashpër kundër kursit të kursimeve, si edhe një qëndrim veçanërisht kritik ndaj Gjermanisë. Por shprehjet për aleanca të preferuara politike nuk duhen marrë edhe aq seriozisht. Këtë u desh ta kuptojë para pak javësh edhe ish­konkurrenti i tij politik Fotis Kouvelis, sot drejtues i një partie opozitare socialdemokrate. Para dështimit të raundit të tretë të zgjedhjes së kandidatit për president, Nikos Dimas, pati spekulime se disa deputetë të partisë së Kouvelis do t’ia jepnin votën Dimas, me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të parakohshme. Menjëherë Tsipras i ofroi socialdemokratëve të Kouvelisit perspektivën e partneritetit – me kërcënimin mes rreshtave të mos votonin për Dimas, dhe të mos ua prisnin rrugën ambicieve për pushtet të partisë së Majtë. Sapo dështoi zgjedhja e presidentit, humbi edhe aleanca me Kouvelisin nga axhenda politike. Nëse Tsipras do të ruajë retorikën e ashpër edhe në skenën europiane të politikës apo nëse ai do të ndryshojë – kjo është një pyetje ende pa përgjigje. Vëzhguesve nuk u ka shpëtuar se politikani i majtë javët e fundit po përdor tone më të buta, dhe siguron se nuk do të ketë hapa të veçuar. Me sa duket politikanët e Syrizas nuk kanë gjë kundër një buxheti të balancuar./DW/

ME TE LEXUARAT