Acar i pazakontë në SHBA, bora arrin deri në një metër

Bota

bore-kosoveeNjë valë e të ftohtit raportohet se do ta përfshijë pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo, sipas kryetarit të Big Apple, Bill de Blasio, do të sjellë të reshura të borës mbi një metër. Të ftohtit do ta përfshijë New York-un dhe Bostonin, por do të shoqërohet edhe me erëra shumë të forta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bill de Blasio, ka thënë se ajo që po vjen është stuhia më e madhe e borës gjatë historisë në New York.

Meteorologët kanë paralajmëruar se do të shënohet një krizë historike për shkak të motit të ftohtë që mbrëmjen e së martës pritet t'i godet zonat e bregdetit lindor nga Filadelfia në Maine.

Sipas meteorologëve, bora pritet të arrij deri më 90 centimetra. Kryetari i New Yorkut, Bill de Blasio, ka thënë gjatë një konference të mbajtur gjatë ditës së djeshme se “kjo mund të jetë një stuhi e cila nuk është parë kurrë më parë”.

Shërbimi Kombëtar i motit ka paralajmëruar se po afrohet një stuhi e dëborës e cila nuk është parë më herët.

Delta Airlines ka njoftuar se i ka anuluar 600 fluturime për shkak të paralajmrimeve të krizës.

Kjo kompani i ka anuluar fluturimet e datës 27 janar nga aeroporti i New Yorkut, nga ai i Bostonit dhe nga aeroporti i Filadelfias.

Autoritetet amerikane i kanë paralajmëruar qytetarët për stuhinë, ndërsa i kanë rekomanduar ata që t’iu shmangen udhëtimeve.

ME TE LEXUARAT