Franca arreston 5 të dyshuar për terrorizëm

Kliko per me shume info

francePesë persona, të dyshuar për terrorizëm, janë arrestuar nga policia speciale në qytetin Lunel të Francës.

Policia ka thënë se dy nga të arrestuarit janë kthyer nga Siria.

Kliko per me shume info

Lunel ka ardhur në qendër të vëmendjes pasi mediat lokale kanë raportuar se rreth 20 të rinj janë larguar për në Siri.

Gjashtë nga ta, të moshës 18 deri në 30 vjeç, raportohet se janë vrarë qysh nga muaji tetor.

Franca dhe vendet e tjera evropiane kanë shtuar përpjekjet për të luftuar militantët islamistë, pas sulmeve terroriste që kanë ndodhur në fillim të këtij muaji në dhe përreth Parisit.

Shtatëmbëdhjetë persona janë vrarë në këto sulme.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here