Goditet një unazë ruse e spiunimit në SHBA

Kliko per me shume info

shbaProkurorët federalë të Shteteve të Bashkuara kanë ngritur akuza kundër tre personave, që dyshohet se kanë qenë pjesë e një unaze ruse të spiunimit në Nju Jork.

Evgeny Buryakov, 39 vjeç, është arrestuar të hënën në Bronks.

Kliko per me shume info

Ndërkaq, Igor Sporyshev, 40 vjeç, dhe Victor Podobnyy, 27 vjeç, nuk jetojnë më në Shtetet e Bashkuara dhe nuk janë arrestuar.

Për më tepër, sipas FBI-së, ata kanë qenë të mbrojtur me imunitet diplomatik derisa kanë qenë në SHBA.

Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkura, Eric Holder, ka thënë se “këto akuza dëshmojnë angazhimin tonë të fuqishëm për të luftuar përpjekjet e agjentëve të fshehur që të mbledhin ilegalisht informacione të inteligjencës dhe të rekrutojnë spiunë brenda SHBA-së”.

Buryakov ka punuar në zyrën në Menhetën të një banke ruse.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here