Gianni Buquicchio mesazhe politikës për reformën në drejtësi

Politikë

gianiPresidenti i komisionit të Venecias Gianni Buquicchio mori pjesë sot në tryezën “Komisioni i Venecias dhe Shqipëria, dinamizimi i legjislacionit shqiptar drejt standarteve europiane”.

Buquicchio u  takua me krerët e politikës ndërsa do të jetë i pranishëm në komisionin e reformës në drejtësi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Presidenti i komisionit të Venecias Buquicchio do të mbajë një fjalë në këtë konferencë, ku pritet të ketë edhe mesazhe me rëndësi për Reformë në Drejtësi.

Në këtë konferencë janë të ftuar Krerët me te lartë të politikës dhe të sistemit të drejtësisë në vend, gjithashtu është i ftuar edhe Trupi Diplomatik i akredituar në Shqipëri.

Gianni Buquicchio President i Komisionit të Venecias do të ketë takime me gjithë aktorët e politikës shqiptare dhe të gjyqësorit në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT