Juncker: Reduktimi i borxhit grek, nuk përfshihet në planin e Komisionit

Kliko per me shume info

Jean-Claude-Juncker1Presidenti i Komisionit Evropian, la Commission européenne, Jean-Claude Juncker deklaroi dje se reduktimi i borxhit të Greqisë nuk përfshihej në planin e Komisionit, pas ardhjes në pushtet të së majtës radikale Syriza në Athinë.
“Nuk është nevoja për një veprim urgjent lidhur me borxhin grek, u shpreh Juncker gjatë një interviste për televizionin publik gjerman, ARD. Kjo çështje nuk përfshihet në planin e Komisionit. Nuk besoj se shumica në Eurogrup, dhe sidomos në zonën euro, që do të jenë pro reduktimit të borxhit”, shtoi ai.
Ideja e hedhur nga kryeministri i ri grek dhe lider i Syriza-s, Alexis Tsipras, për fshirjen e një pjese të borxhit është kundërshtuar kategorikisht nga Berlini.
Të hënën në mbrëmje, në përfundim të një mbledhjeje të ministrave të Financave të zonës euro në Bruksel, presidenti i zonës euro (Eurogrup), Jeroen Dijsselbloem, deklaroi se problemet e Greqisë vazhdojnë të jenë dhe se ato duhet të zgjidhen.
“Greqia ka një qeveri të re dhe do të orientohet drejt angazhimeve që ka marrë më parë dhe ne duhet të vazhdojmë punën me Athinën në interesin e të gjithëve”, shtoi Juncker. Ai bëri të ditur se kishte biseduar dje me Ciprasin për ta përgëzuar lidhur me detyrën e re.
Juncker kujtoi gjithashtu se Greqia është angazhuar për një numër reformash. Ajo ka bërë përparime të mëdha vitet e fundit. Tani nuk duhet të kthehemi prapa, por të punojmë mbi këtë bazë për arritjen e përparimeve të tjera, të ndihmojmë Greqinë të ketë një rritje më të madhe, më tepër vende pune, më tepër investime”, shtoi ai.
“Do të punojmë së bashku në mënyrë konstruktive, në interes të Greqisë dhe të të gjithë zonës euro”, shpjegoi Juncker.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here