Macja del nga varri 5 ditë pasi u varros nga pronarja

Soft

maceE vështirë për t’u besuar si besëtytni, por një ngjarje e vërtetë në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndoshta iu bën të ndërroni mendje.

Elisa Houston, siç transmeton Shekulli shkrimin, e gjeti macen e saj të quajtur Bart të shtypur nga një makinë dhe pas disa kontrollesh nga veterineri, ajo u shpall e ngordhur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Elisa e varrosi atë në oborrin e shtëpisë, por pas pesë ditëve kafsha kishte dalë nga gropa dhe kishte shkuar në shtëpinë e një të afërmi të saj në kërkim të ushqimit.

“Ajo u ngjit në shtëpinë time në kërkim të ushqimit. Ishte e uritur. E dija që s’po gaboja, pasi isha i sigurt që ajo u varros pesë ditë më parë. E mora macen dhe ia dërgova pronares, e cila u shokua sepse e kishte varrosur vetë. Nuk ka asnjë shpjegim logjik, por mund të them se kjo është një mrekulli”, tha Dusty Albritton.

Macja siç duket nuk ka qenë e ngordhur dhe me ndihëm e kthetrave të saj ka arritur të dalë nga varri. Ajo është dërguar pranë një qendre për kujdesin ndaj kafshëve pasi në kokë ka pësuar dëmtime të rënda; një nofull të thyer dhe një sy të plasur.

 

ME TE LEXUARAT