Ancelotti: Ronaldo gaboi, tani të shlyejë dënimin

Kliko per me shume info

ancelotti14Reali i Madridit pret në Santiago Bernabeu këtë të shtunë Real Sociedad, skuadrën që i vuri stërkëmbëshin në Anoeta në fillimin e vitit Barcelonës.

Natyrisht cdo ndeshje bën histori më vete dhe një ndikim të madh do të ketë fakti se kampionët e Europës ndryshe nga rivalët e tyre katalanas luajnë në shtëpi dhe në konferencën e shtypit në vigjilje të ndeshjes konfirmoi një fanellë titullari për Illaramendin duke saktësuar se mesfushori nuk do të largohet nga Reali në merkaton e dimrit.

“Illara do të luajë titullar. Ka marrë një ofertë nga Athletic Bilbao, këtë mund ta themi. Por lojtari është komod dhe i kënaqur këtu. Ka vlerësuar situatën dhe i pëlqen që të qëndrojë me ne. Si unë ashtu edhe klubi jemi të kënaqur me Illaramendin. Nuk ka luajtur shumë por gjithmonë ka demonstruar seriozitet dhe profesionalizëm”.

Kliko per me shume info

Episodi ishte i padëshirueshëm por Ancelotti nuk mund të anashkalonte edhe ndëshkimin prej dy ndeshjesh pezullim që mori Cristiano Ronaldo.

“Pas reagimit që bëri në Cordoba ishte i pari që kërkoi falje. Bëri një gabim, dhe e di shumë mirë. E di që duhet të shlyejë dënimin duke shpresuar që dika e tillë të mos ndodhë sërish. Asnjëherë një dënim nuk është i mirë, por Ronaldo do ta shlyejë pa problem. Do ta shfrytëzojë këtë moment për të qenë në formën maksimale kur të kthehet. Nuk ka probleme me gjurin dhe në asnjë pjesë tjetër të trupit. Po punon normalisht për të qenë gati ndaj Atleticos”.

Një përgjigje edhe për zërat për problemet fizike dhe formën aktuale të Ronaldos që sipas shumë kritikëve ka patur një rënie në javët e fundit.

“Problemi me tendinën është kaluar krejtësisht. Mund të ndodhë që nuk është në formën maksimale, unë e shikoj gjithmonë në formën maksimale por dikush tjetër mund ta mendojë kështu, por gjithsesi nuk është e vërtetë që ka një problem fizik”.

Një tjetër pyetje e rëndësishme është se cfarë Reali dhe se me cfarë stili do të zbresë në fushë për dy ndeshjet e radhës pa liderin e tij, Cristiano Ronaldon.

“Do të luajmë përherë njëlloj. Do të mbrojmë me skemën 4-4-2. Nëse nuk është Cristiano James Rodrigez do të luajë pak më përpara me topin, Bale do të luajë në të majtë pasi preferoj të mbaj James në të djathtë”.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here