Apeli konfirmon burgun e përjetshëm ndaj zyrtarëve serbë për Srebrenicën

Kosovë&Rajon

apeliGjykatësit e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (TPI) konfirmuan në apel dënimet me burgim të përjetshëm kundër Vojadin Popoviqit dhe Ljubisha Bearas, të dy zyrtarë të lartë të ushtrisë serbo-boshnjake, për rolin e tyre në masakrën e Srebrenicës, kur 8 000 burra dhe djem boshnjakë u vranë përgjatë tri ditëve në vitin 1995.

Dy ushtarakët u dënuan me akuzën për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjykata dënoi edhe ushtarakë të tjerë të cilët e kishin çuar çështjen në apel.

Kështu, Drago Nikoliq u dënua me 35 vjet burg, Radivoje Miletiq me 18 dhe Vinko Pandureviq me 13 vjet burg.

ME TE LEXUARAT