Koronavirusi ndal sportin në Itali, një ekip futbolli futet i gjithi në karantinë

Sport
Koronavirusi ndal sportin në Itali, një ekip futbolli futet i gjithi

Alarmi nga koronavirusi kinez është shtuar në Italinë fqinje pasi mëngjesin e kësaj të shtune është raportuar viktima e dytë. 78 vjecari, Adriano Trevisan ka ndërruar jetë në spitalin e Padovës pasi u trajtua për 10 ditë nga mjekët.

Edhe një grua humbi jetën në Lombardi. Numri i të infektuarve ka shkuar në 29 dhe të gjitha rastet gjenden në pjesën veriore të vendit, Lombardi dhe Veneto. Italia është vendi me numrin më të madh të të prekurve në Europë. Mes të infektuarve është edhe një grua shtatzënë si dhe 5 mjekë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryeministri Giuseppe Conte ka bërë të ditur se të gjitha strukturat shëndetësore janë në gatishmëri për të marrë masat e nevojshme dhe bëri thirrje që të mos përhapet panik.

Autoritetet mjekësore kanë kërkuar që çdo person i cili shfaq shenjat e virusit, të mos paraqitet në strukturat mjekësore por të telefonojë duke marë shërbimin e urgjencës në banesë.

Të gjitha komunat ku janë verifikuar rastet e personave të prekur me koronavirus janë izoluar, shkollat janë mbyllur dhe gjithashtu janë ndaluar aktivitetet në mënyrë që të shmanget grumbullimi i njerëzve.

Po ashtu është vendosur që të paktën 43 ndeshje të planifikuara për të luajtur këtë fundjave në disa nivele kampionatesh në zonën Lombardisë dhe Venetos janë anuluar përkohësisht.

Një skuadër e tërë është vendosur në karantinë në Lombardi pasi një ndër personat e infektuar me koronavirus, një lojtar 38 vjecar ishte pjesë e ekipit Picchio Somaglia që luajti të shtunën kundër skuadrës Crema në zonën e Lombardisë në kampionatin amator.

Po kështu është lajmëruar anulimi I dy ndeshjeve në serine C dhe D konkretisht Piacenza vs Sambenedettese dhe Fiorenzuola vs Lentigione. Janë pezullluar gjithashtu ndeshje basketbolli, hokei dhe volejboll, në disa kategori meshkuj dhe femra.

ME TE LEXUARAT