Kryeministri Isa Mustafa priti ambasadorin e Norvegjisë, Jan Braathu

Kosovë&Rajon

isKryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa priti të hënën në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu.  Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe ambasadori Braathu kanë biseduar për gjendjen e përgjithshme politike në Kosovë, për bashkëpunimin ndërmjet Norvegjisë dhe Kosovës dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Kryeministri Mustafa dhe ambasadori Braathu po ashtu kanë biseduar për vazhdimin e përkrahjes së shtetit norvegjez për proceset në Kosovë. Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, ka uruar kryeministrin Mustafa për detyrën e re në udhëheqjen e Qeverisë së Kosovës.

ME TE LEXUARAT