Teknologji

Zbulohet minierë ari në Maqedoni

miniere-ariEnti gjeologjik i Maqedonisë ka konfirmuar vlerësimet e mëhershme për rezervat e minierës së arit e të bakrit në komunën Bosilovo.
Ky ent ka kryer revidimin e studimit gjeologjik në lokacionet tek Ilovica dhe Shtuka në komunën Bosilovo ku duhet të hapet një minierë e re bakri e ari dhe ka konfirmuar vlerësimet e mëhershme të rezervave të këtyre minierave.
Sipas studimit në këtë vend zbulim ka 237 milionë tonë resurse dhe rezerva nga 225 milionë tonë xehe nga të cilat, sipas vlerësimeve, mund të nxirren rreth 70 tonë ar dhe 410 mijë tonë bakër, transmeton portali maqedonas Ekonomik, citon koha.net.
Eksploatimi i vend zbulimit është paraparë të bëhet për 23 vjet. Për zhvillimin dhe ndërtimin e minierës nevojiten 500 milionë dollarë e është planifikuar të punësohen rreth 400 veta.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close