Cudia, banorët e fshatit flenë për ditë të tëra në të njëjtën kohë

Soft

flene-njekoheTë gjithë banorët e një fshati vuajnë nga një sëmundje misterioze që u shkakton atyre gjumë me ditë të tëra. Por mjekët tashmë më në fund e kanë gjetur shkakun .

Ekspertët filluan të bënin hetime pasi mjekët lokalë kishin raportuar se banorët në fshatin e largët të Kalachi , në veri të Kazakistan, vuanin nga një gjendje që u shkaktontr atyre gjumë në të njëjtën kohë.

Gjatë ekzaminimit të fshatarëve në fshatin e quajtur ' Holloë Sleepy ' , mjekët gjetën se ata vuajnë nga lëngu i tepërt në tru , por ishin të habitur se çfarë e shkaktonte atë, citon lajmifundit.al. Por, tani pas katër vitesh ekzaminime dhe mijëra testesh,  shkencëtarët kanë zbuluar më në fund shkakun, i cili kishte të bënte me praninë e  gazit radon  i cili shkaktohet nga minat. Gazi i bën banorët të jenë në një gjendje ëndrre, dhe më pas bien në gjumë.

ME TE LEXUARAT