Deputeti Vasili: Kujdes epidemitë, plan masash nga Ministria e Shëndetësisë

Politikë

vasiliKryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i ka bërë sot thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të hartoje një plan masash që përmes strukturave të saj t’i vije në ndihmë me shërbime shëndetësore të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe veçanërisht në zonat ku shfaqen problematikat më të mëdha si rrjedhojë e motit, qarku i Kukësit, Dibrës apo dhe i Korçës.

Në një deklaratate për shtyp nga kryesia e kuvendit, deputeti i LSI-së, Vasili, u shpreh se përmbytjet dhe kapriçiot e tjera të motit në zonat verilindore dhe juglindore të vendit lypin një vëmendje të veçantë nga organet e shëndetësisë. “Jam këtu për të tërhequr vëmendjen në mënyrë të veçantë për hartimin e një plani konkret dhe për një monitorim e vlerësim intensiv të situatës në terren. Më konkretisht, Ministrise se Shëndetësisë, me të gjitha strukturat që ajo ka në dispozicion, i duhet tashmë jo thjesht dhe vetëm të ndjekë situatën në mënyrë të veçantë në zonat të cilat janë të përmbytura, por në mënyrë të veçantë dhe këtu detyra bëhet parësore, t’i dalë përpara vështirësimit të situatës edhe në veri të vendit, ku kanë filluar të shfaqen shenjat e para të përmbytjeve apo edhe në ato zona apo qarqe që kërcënohen nga i ftohti i madh dhe reshjet e dëborës, sikurse është sarku i Kukësit, i Dibrës apo qarku i Korçës, ku problemet sigurisht komplikohen dhe masat detyrimisht duhet të jenë të shpejta dhe të menjëhershme”, tha Vasili.

ME TE LEXUARAT