Marco Reus nënshkruan kontratë të re

Kliko per me shume info

reussFutbollisti gjerman Marco Reus i kërkuar me ngulm nga klubet më të mëdha evropiane, ka firmosur zgjatjen e kontratës me Borussian e Dortmundit deri në vitin 2019.

Sigurisht me një përmirësim të ndjeshëm të pagës dhe në ndryshim nga kontrata ekzistuese, në marrëveshjen e re nuk është përfshirë klauzola e largimit. Deri një ditë më parë tifozët dhe drejtuesit e Dortmundit i frikësoheshin transferimit të 25-vjecarit në Spanjë te Reali i Madridit, që ishte gati të paguante 25 milionë euro për kartonin e futbollistit, por tashmë në kampin verdhezi, nuk ekziston më asnjë frikë.

Kliko per me shume info

Reus do të jetë nën urdhrat e Jurgen Klopp edhe për 4 sezonet e ardhshme.

“Jam shumë i lumtur që mora këtë vendim për të zgjatur kontratën me Dortmundin. Ky është qyteti im i lindjes, klubi im. Tani pres të arrijmë suksese në të ardhmen me skuadrën dhe tifozët tanë të mrekullueshëm.

Shefi ekzekutiv i Borussias, Joakim Watzke, i entuziazmuar nga rinovimi i kontratës së Reus, u shpreh se kurrë nuk kishte dyshuar në besnikërinë e futbollistit.

“Nuk ua kemi vënë veshin asnjëherë zërave të merkatos, që e shihnin Reus larg Dortmundit. Ne e dinim që ky futbollist i jazhtëzakonshëm do të vendoste të qëndronte me ne, për një ta ardhme të madhe me skuadrën tonë. Marco do të bëjë epokë te Dortmundim sikurse kanë bërë Uwe Seeler te Hamburgu apo Steven Gerrard te Liverpuli. Ne jemi shumë krenarë që Reus e rinovoi kontratën në një moment krize për sa u përket rezultatveve”.

Në bazë të marrëveshjes së re Marco Reus do të përfitojë 8 milionë euro në sezon, shifër që shkon deri 10 milionë me bonuset që përfiton nga sponsorër e ekipit.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here