Anetari i bandes se ‘Audi-t gri’, ja ku u arrestua shqiptari i rrezikshem

Aktualitet
Anetari i bandes se ‘Audi-t gri’, ja ku u arrestua shqiptari i

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një shqiptar të kërkuar nga autoritetet italiane, anëtar i të famshmes ‘banda e Audit gri’ që terrorizoi me grabitje qytetet italiane dy vjet më parë.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Jetmir Vesi, 38 vjeç, i cili dy vjet më parë arriti t’u shpëtonte prangave duke tentuar të shtypte me makinë policët, është arrestuar dhe gjendet në pritje të ekstradimit në Itali. tashmë dhe  është

 

Natën e 21 marsit 2018, policia italiane e rrethoi bandën me katër anëtarë në një banesë në Villa Literno, që përdorej si qendër operative e tyre. Policët hynë brenda oborrit të banesës dhe mbyllën kangjellat, ndërkohë që në Audi qëndroi vetëm drejtuesi i mjetit, ndërsa tre të tjerët dolën jashtë.

 

Drejtuesi ndërkohë ndezi makinën dhe, pasi tre të tjerët hipën sërish, eci prapa duke tentuar të godiste policët e të rrëzonte portën. Policët arritën t’i shpëtonin përplasjes falë reflekseve të shpejta dhe hapën zjarr në drejtim të Audit, duke bërë që të ndalonte.

 

Të katër personat dolën jashtë, por jo me synimin për t’u dorëzuar, duke ia mbathur nga vendngjarja. Sidoqoftë, tre prej tyre u kapën nga policët: Roland Çami, Qerim Çami dhe Eduart Vesi, vëllai i Jetmir Vesit, me shumë precedentë penalë, i regjistruar edhe me dhjetë emra të tjerë, i cili arriti të shpëtonte.

 

Arratia e tij zgjati pothuajse dy vjet, pasi u ndalua më 17 shkurt në Maqedoni, ku u tregoi autoriteteve të pikës së kufirit një pasaportë me emrin Jetmir Korra.

 

Tashmë shqiptari i shumëkërkuar është në pritje të ekstradimit në Itali, për t’u ribashkuar me bandën, këtë herë pas hekurave.

ME TE LEXUARAT